Kollari shpall listën për raundin elit

Kollari shpall listën për raundin elit

19 March 2019 19:14

Përzgjedhësi i përfaqësueses U-17 të Kosovës në futboll, Besnik Kollari të martën ka publikuar listën me emrat e lojtarëve në të cilët llogarit për ndeshjet e raundit elit të kualifikimeve për "Euro 2019".

Kosova është në grupin e pestë së bashku me Spanjën, Ukrainën e Greqinë, ndërsa ndeshjet do të luhen në Zvicër prej 25 deri më 31 mars. Në raundin kualifikues Kosova kishte fituar grupin ku bënin pjesë Skocia, Zvicra e Qipro, transmeton Koha Ditore. 

Shumica e lojtarëve në listën e Kollarit po zhvillohen në vende evropiane.

Prej atyre që bëjnë karrierë në Kosovë, Kollari ka ftuar: Riad Bytyqin (SHF Rroni), Erdin Dushin (Prishtina), Leuart Avdyli (SHF MK), Leorant Marmullaku (Dukagjini), Oltion Bilalli (Besëlidhja), Milot Avdyli (SHF MK). Kosovën në raundin elit do ta përfaqësojnë edhe David Nreca (Sonnenhof), Shpëtim Hasani (Duisburg), Valon Zumberi (Hamburg), Rigon Spahiu (Stuttgart), Argjend Pacolli (Roda), Altin Kryeziu (Triglav), Florind Lokaj (Valerenga), Luan Latifi (Monthey), Muhamed Bekaj (Muenchen 1860), Dion Berisha (Augsburg), Florian Haxha (Hertha), Edin Huseini (Muenchen 1860), Fisnik Asllani (Union Berlin), Veton Tusha (Vardar).

Image

 

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme