Sport

Nowitzki kalon Chamberlainin

Foto: Reuters

Ylli gjerman i basketbollit Dirk Nowitzki ka kaluar legjendën Wilt Chamberlain në listën e shënuesve më të mirë në histori të NBA-së.

Nowitzki, që do të pensionohet në fund të stinorit, ka kaluar Chamberlainin gjatë çerekut të parë të ndeshjes mes Dallasit dhe New Orleans Pelicans të hënën mbrëma, ndërsa mori ovacione me të kaluar rekordin.

Dallasi humbi ndeshjen pas një shtese me shifrat 129:125.

Nowitzki 40-vjeçar ndeshjen e mbylli me tetë pikë, duke arritur në shifrën e 31.424 pikëve, ndërsa është bërë shënuesi i gjashtë më i mirë në histori të NBA-së. Ai është një pozitë prapa Michael Jordanit tash.