Sport

PSG-ja kthen sytë nga Griezmanni

Skuadra nga Ligue 1, Paris-Saint Germain, po e përgatit ofertën për sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Mediumet franceze kanë raportuar të hënën se te PSG-ja e shohin Griezmannin si zëvendësim për Neymarin apo Kylian Mbappen, pasi njëri prej këtyre sulmuesve pritet të largohet në fund të edicionit.

Për transferimin e Griezmannit, PSG-ja duhet të ofrojë 200 milionë euro dëmshpërblim për të paguar klauzolën e tij të lirimit. 27-vjeçari ka kontratë me Atleticon deri më 2023.

Ai tek Atletico është transferuar në vitin 2014 nga Real Sociedadi për 30 milionë euro. Griezmann këtë edicion ka realizuar 18 gola dhe ka asistuar tetë herë në 39 ndeshje për Atleticon në të gjitha garat.