Sport

Ky është futbollisti që zëvendëson Lenjanin te Shqipëria

Pasi Ermir Lenjani refuzoi ftesën e Shqipërisë për shkak se konsideroi se është injoruar nga përzgjedhësi Christian Panucci, ky i fundit është drejtuar kah liga e Shqipërisë.

Ai ka veçuar emrin e Lorenc Trashit të Partizanit të cilit i ka bërë ftesë për sfidat me Turqinë dhe Andorrën, raporton tch.

Ky i fundit prej dy sezonesh është vlerësuar lartë për paraqitje mjaft të mira me klubin e Partizanit, ndërsa tashmë ka ardhur momenti që të dëshmojë edhe para Panuccit..