Bullgarët çmojnë Kosovën

Bullgarët çmojnë Kosovën

19 March 2019 09:42

Në letër, Bullgaria qëndron dukshëm para Kosovës. Në short për kualifikimet për "Euro 2020", Bullgaria ishte në vazon e tretë, ndërsa Kosova në të pestën. Edhe në ranglistën e FIFA-s, Bullgaria qëndron dukshëm para Kosovës.

Por te kundërshtari i parë i Kosovës në kualifikimet për Evropianin e ardhshëm nuk i shohin "dardanët" më poshtë se përfaqësueset e tjera të Grupit A kualifikues, shkruan Koha Ditore.

Bullgaria, të hënën, ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e para kualifikuese për "Euro 2020". Bullgaria të premten e pret Malin e Zi, ndërsa të hënën e ardhshme (25 mars) luan ndaj Kosovës në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Në Grupin A bëjnë pjesë edhe Anglia, Çekia e Mali i Zi. Kosova luan të enjten miqësore ndaj Danimarkës dhe hap kualifikimet vetëm të hënën tjetër. Të premten pos ndeshjes Bullgaria - Mali i Zi luhet edhe ndeshja Anglia - Çekia... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme