Sport

Trajneri italian pranë shkarkimit nga “Blutë e Londrës”

Foto: Reuters

Maurizio Sarri mund të largohet nga Chelsea.

Rezultatet e dobëta dhe humbja e fundit në kampionat, ka bërë që t’i lëkundet karrigia italianit.

Sipas medieve angleze, drejtuesit e klubit kanë vendosur ta shkarkojnë Sarrin, transmeton KTV.

“Blutë e Londrës” aktualisht janë në pozitën e gjashtë në Premierligë, me 57 pikë tri më pak se Arsenali, që është në pozitën e katërt.