Feronikeli kalon në epërsi me autogolin e Pllanës Foto: Koha

Feronikeli vazhdon formën e lartë në Superligë

17 March 2019 15:13
15:56

Feronikeli ka fituar thellë ndaj Trepçës ’89 5 me 0 për të vazhduar formën e lartë në Superligë.

Për Niklin shënuan dy herë braziliani Carioca, ndërsa me nga një gol kontribuan Kastriot Rexha dhe Mendurim Hoti. Një autogol u shënua nga Bujar Pllana.

Në tabelë, Feronikeli vazhdon të jetë lider me 55 pikë, 7 më shumë se Prishtina që e ndjek.

15:47

Feronikeli kalon sërish në epërsi ndaj Trepçës ’89

Përsëri ka kaluar në epërsi Feronikeli në përballje me Trepçën ’89.

Kësaj radhe ishte Kastriot Rexha i cili ka shënuar në minutën e 84-të, dhe kështu ka çuar rezultatin në 5:0.

15:23

Feronikeli katërfishon epërsinë ndaj Trepçës ‘89

Feronikeli në përballje me Trepçën ’89 ka katërfishuar rezultatin.

Ishte braziliani Carioca i cili ka shënuar sërish në minutën e 59-të.

15:10

Feronikeli trefishon epërsinë ndaj Trepçës ‘89

Feronikeli nuk ndalet. Brenda 4 minutave ka shënuar dy gola në përballje me Trepçën ’89.

Në minutën e 47-të Feronikeli dyfishoi epërsinë me golin e Mendurim Hotit, raporton KTV.

Gjithashtu, në minutën e 51-të ishte braziliani Carioca i cili realizoi golin e tretë.

15:13

Feronikeli kalon në epërsi me autogolin e Pllanës

Feronikeli është duke u përballur me Trepçën ’89 në xhiron e 23-të të Superligës së Kosovës.

Në minutën e 29-të Feronikeli kalon në epërsi me autogolin e Bujar Pllanës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme