Pato zyrtarizon largimin nga Kina Foto: Getty Images

Pato zyrtarizon largimin nga Kina

17 mars 2019 14:16

Sulmuesi brazilian Alexandre Pato është larguar nga skuadra e Superligës së Kinës, Tianjin Tianhai kanë njoftuar të dielën mediumet e huaja.

Sulmuesi 29-vjeçar, ka bërë të ditur se ka shkëputur kontratën me ekipin kinez, të cilit iu bashkua para dy vjetëve nga Villarreali, transmeton “Koha Ditore”. Ai për ekipin kinez ka zhvilluar në total 47 ndeshje dhe ka shënuar 30 gola në të gjitha garat.

“Aventura ime në Kinë ka përfunduar. Këto dy vite në Kinë ishin momente të lumtura dhe përvojë e re në karrierën time. Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij ekipi, të cilin e falenderoi për të gjitha”, ka shkruar Pato në rrjetet sociale.

Pato gjatë karrierës ka luajtur edhe te Corinthiansi, Chelsea, Sao Paulo, Milani e Internacionali.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme