Valencia do t’i bashkohet Arsenalit Foto: Sky Sports

Valencia do t’i bashkohet Arsenalit

17 mars 2019 13:51

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Antonio Valencia do të largohet nga Manchester Unitedi në fund të këtij edicioni për t'iu bashkuar skuadrës së Arsenalit si lojtar i lirë.

Lajmi është bërë i ditur të dielën nëpër mediumet britanike, të cilat kanë cituar agjentin e Valencias.

Ekuadoriani 33-vjeçar, është pjesë e Manchesterit prej vitit 2009 kurse ka refuzuar opsionin e rinovimit të kontratës edhe për një vit që i skadon këtë verë, transmeton “Koha Ditore”. Ai këtë edicion ka regjistruar tetë paraqitje në të gjitha garat për Manchesterin.

“Ai po dëshiron një ndryshim në karrierë dhe për këtë arsye do të largohet nga Manchesteri. Arsenali është favorit, por në garë janë edhe West Hami e Interi”, ka thënë menaxheri Luis Valencia.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme