Barça synon të transferojë Griezmannin Foto: Reuters

Barça synon të transferojë Griezmannin

17 March 2019 13:13

Barcelona është duke tentuar të transferojë yllin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann, raporton gazeta “L’Equipe” të dielën.

Griezmann është lojtar që admirohet nga krerët e Barçës dhe skuadra katalunase ishte interesuar të transferonte atë verën e kaluar, mirëpo francezi vendoi të vazhdoj konratën me Atleticon, transmeton “Koha Ditore”.

Mirëpo, Griezmann duket i pakënaqur te Atletico tash, e veçanërisht pasi skuadra e tij u eliminua në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.

Kjo ka shtyrë krerët e Barcelonës që të bëjnë përpjekje që të transferojnë atë në afatin kalimtar të verës.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme