Talenti 15 vjeçar që sot zhvilloi tre ndeshje në basketboll e shënoi 53 pikë

Talenti 15 vjeçar që sot zhvilloi tre ndeshje në basketboll e shënoi 53 pikë

16 March 2019 23:45

Visar Ejupi është talenti 15 vjeçar nga Rahoveci që gjatë ditës së sotme ka zhvilluar tri ndeshje për gjenerata të ndryshme, derisa ka dhënë paraqitje fantastike duke shënuar gjithsej 53 pikë në të tri ndeshjet.

Ai ka luajtur për Rahovecin U16 kundër Penzës ndaj së cilës ka shënuar 35 pikë.

Kurse për gjeneratën U18 ai ka shënuar 12 pikë ndaj KB Lipjanit, transmeton Koha.net. 

Ejupi gjithashtu ishte pjesë e fitores së thellë të ekipit senior të Rahovecit ndaj Boreas.

KB Rahoveci fitoi me rezultat 159:54 ndaj Boreas, kurse Ejupi shënoi 6 pikë, pati 4 kërcime e po aq asistime.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme