Sport

Celina afër të devijonte synimet e Cityt për katërpletë

Descriptive Text

Nga të gjitha ekipet që mund t’ia mohonin Manchester Cityt synimet për katërpletë shumë pak mund të parashikonin se këtë mund ta bënte Swansea City e Bersant Celina. Por, për një kohë të gjatë sonte u duk se kjo mund të ndodhte.

Swansea arriti të krijonte epërsi prej 2 me 0 në pjesën e parë ndaj Manchester Cityt të Pep Guardiolës në çerekfinale të FA Cup duke e sjell atë afër eliminimit nga kjo garë.

Në përballjen e tyre të parë në FA Cup, gjërat u bënë edhe më mirë për ekipin uellsian kur Bersant Celina shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 28 të takimit kundër ish-skuadrës së tij.

The Sports Man shkruan se askush nuk mund ta parashikonte një goditje shokuese të tillë, pas fitores prej 7-0 të Cityt në Ligën e Kampionëve ndaj Schalkes, me një performancë thjesht mahnitëse.

E për një kohë të gjatë dukej sikur i gjithë tregimi për këtë ndeshje do të ishte për Celinën, futbollist ky që u bashkua me Swansean nga Manchester Cityt dhe për të cilin Pep Guardiola di gjithçka.

Shumica e njerëzve mund ta njihnin Celinën për shkak të penaltisë së fundit ndaj ËBA-së të cilën e kishte humbur në mesjavë për shkak se kishte rrëshqitur gjatë ekzekutimit.

Tregimi personal i Celinës është fascinues, shkruan Sports Man. Ai ishte rritur në Norvegji pasi familja e tij ishte larguar nga Kosova për shkak të luftës, dhe si adoleshent e kishte transferuar Manchester City me trajner të akademisë Patrick Vierian.

Gjatë kësaj kohe sa ishte pjesë e Cityt ai ishte huazuar në Twente, e Ipswich Town, për t’u bashkuar më pas përfundimisht me Swansean. E Celina kishte vendosur të largohej nga City pasi kishte bërë vetëm katër paraqitje për ekipin e parë.

Deri më tani City ka triumfuar në Carabao Cup, kurse është në garë për ta fituar edhe Premier Ligën e Ligën e Kampionëve.