Denver mposhti Mavericksin me rezultat të ngushtë Foto: Getty Images

Denver mposhti Mavericksin me rezultat të ngushtë

15 March 2019 20:22

Denver Nuggets ka arritur fitore dramatike Dallas Mavericks, duke i mposhtur 100:99.

Vendimtar në fitoren e vendasve ishte Jokiq, që pesë sekonda para fundit të ndeshjes ishte i saktë për dy pikë, për t’i dhënë skuadrës së tij fitoren.

Mavericks nuk arriti ta ruante avantazhin prej 12 pikëve ne periudhën e fundit, duke pësuar humbje pesë sekonda pa përfunduar ndeshja, transmeton KTV.

Millsap me 33 pikë dhe 8 kërcime ishte lojtari më i dalluar te Denveri, ndërsa te Dallas, i zakonshmi Luka Donqiq, e mbylli ndeshjen me dobuel-doubel prej 24 pikëve 11 kërcimeve dhe nëntë asistimeve.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme