Bayern Munichu dhe Dortmundi vazhdojnë luftën për kreun Foto: Reuters

Bayern Munichu dhe Dortmundi vazhdojnë luftën për kreun

15 March 2019 21:44

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Bayern Munichu do t’i përqendrojë të gjitha forcat në kampionat, ku do të kërkojë ta shpëtojë sezonin me titullin e kampionit.

“Bavarezët” pritet të kenë punë të vështirë në këtë rrugëtim, pasi ndanë pozitën e parë me Borussia Dortmundin, që këtë sezon synon ta thyejë dominimin e Bayernit.

Në “Allianz Arena”, futbollistët e Niko Kovaqit do të kërkojnë fitoren ndaj Mainzit, që llogaritet favorit.

“Bavarezët” janë pa humbje në ligë në gjashtë ndeshjet e fundit, ndërsa në ndeshjen e parë kishin mposhtur Mainzin, me rezultat 2:1.

Për dallim nga Bayerni, punë më të vështirë pritet të ketë Borussia Dortmundi, që është mysafir i Hertha Berlinit, transmeton “Sporti në KTV”.

“Verdhezinjtë” janë në presion të fitores, për të mos e lejuar Bayernin të shkëputet në renditje.

Ndeshja e parë e luajtur në “Signa Iduna Park”, kishte përfunduar baras, 2:2.

Skuadra e Milot Rashicës, Werder Bremeni, kërkon të vazhdojë me fitore në Bundesliga.

Nga minuta e parë në këtë ndeshje, pritet të jetë edhe ylli i Kosovës, Rashica, që ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit, duke qenë protagonist në fitoret e skuadrës së tij.

Werderi do të kërkojë t’i marrë tri pikë të mëdha ndaj Bayer Leverkusenit, i cili po kalon formë të mirë në ndeshjet e fundit në ligë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme