Vëmendja te Zidane, Barcelona synon “hakmarrje” ndaj Betisit

Vëmendja te Zidane, Barcelona synon “hakmarrje” ndaj Betisit

15 March 2019 21:21

Me rikthimin e Zinedine Zidanit, Real Madridi shpreson t’u kthehet edhe fitoreve.

Stadiumi “Santiago Bernabeu” pritet të jetë i stërmbushur për ndeshjen ndaj Celta Vigos në La Liga, për ta mirëpritur trajnerin Zidane, që rikthehet sërish në Madrid, pas pothuajse 10 muajsh pauzë.

“Mbretërit” do të kërkojnë ta nisin me fitore aventurën nën udhëheqjen e Zidanit, që përballë do ta ketë Celta Vigon e papërshtatshëm.

Në pesë ndeshjet e fundit, Real Madridi ka bilanc fantastik ndaj Celta Vigos, i cili ka tri fitore dhe dy barazime, transmeton “Sporti në KTV”.

Në këtë ndeshje, te madrilenët do të mungojnë Gareth Bale, Vinicius e Casemiro.

Lideri i ligës spanjolle, Barcelona, do të jetë mysafir i Real Betisit, i cili e kishte befasuar në “Camp Nou”, duke e mposhtur 4:3.

Katalunasit do të kërkojnë fitore për ta mbajtur distancën me ndjekësin Atletico Madridin, ndërsa Betisi po lufton për një vend që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Atletico Bilbaos dhe Atletico Madridit, me këta të fundit që do të kërkojnë këndelljen pas eliminimit nga Championsi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme