Futbollisti i Diosgyorit e ka pritur ftesën e kombëtares së Kosovës

Futbollisti i Diosgyorit e ka pritur ftesën e kombëtares së Kosovës

15 March 2019 20:20

Për mesfushorin e Diosgyorit, Florent Hasani, ka qenë e pritshme ftesa nga përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes.

Në një intervistë dhënë “Sportit në KTV”, Hasani ka theksuar se kanë qenë paraqitjet e tij me Shpresat e Kosovës dhe skuadrës hungareze Diosgyori, që e kanë bindur përzgjedhësin Challandes, ta bëjë ftesën.

Hasani është futbollisti me më së shumti ndeshje dhe gola te Shpresat e Kosovës. Për ekipin “U-21” ka shënuar tre gola dhe ka kontribuar me një asistim në dhjetë paraqitje.

Ndërkohë për Diosgyorin këtë edicion ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar një herë në 22 ndeshje të elitës së futbollit hungarez, raporton “Sporti në KTV”.

Ai është i kënaqur me formën dhe thotë se është i gatshëm të debutojë me fanellën e ekipin “A” të Kosovës.

Edhe Hasani si disa futbollistë tjerë, ka besim se Kosova mund të kualifikikohet në “Euro 2020”.

Hasani ka folur edhe për për të ardhmen e tij, duke mos e përjashtuar kalimin në ndonjë kampionat më të fortë gjatë afatit kalimtar të verës. Me Diosgyorin ka kontratë deri në verën e vitit 2021.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme