Sport

Cannavaro seleksionues i Kinës

Descriptive Text

Fabio Cannavaro është emëruar seleksionues i Kinës në futboll për turneun China Cup që mbahet javën e ardhshme, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kinës të premten.

Italiani, që drejton skuadrën kineze Guangzhou Evergrande, do të drejton Kinën në turneun me katër përfaqësuese, që nisë më 21 mars, transmeton “Koha Ditore”.

Në këtë turne pos Kinës marrin pjesë edhe Tajlanda, Uruguai e Uzbekistani. Cannavaro do të këshillohet nga Marcello Lippi, i cili ka dhënë dorëheqje nga posti i seleksionuesit të Kinës pas Kupës së Azisë në janar.

Federata e Futbollit të Kinës nuk ka njoftuar nëse Cannavaro do të qëndrojë më gjatë në post, apo vetëm për China Cup.