Sport

Bale dëshiron ta mbyllë karrierën te Reali

Uellsiani Gareth Bale nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Real Madridi, pasi synimi i tij është ta mbyllë karrierën aktive në "Santiago Bernabeu".

Kështu, ka deklaruar menaxheri i tij, Jonathan Barnett të premten në një intervistë për "BBC", transmeton Koha Ditore.

"Ai dëshiron të luaj deri në fund të karrierës aktive te Real Madridi dhe nuk e ka ndërmend largimin. Së shpejti, ai do të bisedoj me trajnerin Zidane për të sqaruar situatën", ka thënë Barnett.

Bale 29-vjeçar, ka kontratë me Realin deri në vitin 2022. Ai te madrilenët u transferua në vitin 2013 nga Tottenhami për 101 milionë euro dëmshpërblim.

Sulmuesi i krahut, këtë edicion ka regjistruar 34 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 13 gola dhe asistuar persë herë.