Patrice Evra ka zbuluar një bisedë me Cristiano Ronaldon pesë ditë para përballjes me Atleticon në ndeshjen e kthimit në Itali në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Portugezi, që shënoi “hat-trick” për ta çuar Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ishte i sigurt se Juventusi do të kalonte tutje përkundër që kishte pësuar në ndeshjen e parë me rezultat prej 2 me 0.
Ronaldo i thotë Evras se do ta shkatërrojnë Atleticon në shtëpi.
“E di se do të shkojmë tutje. Në shtëpi i shkatërrojmë”, i kishte thënë Ronaldo mbrojtësit francez, i cili i kishte dhënë mbështetje pesë herë lojtarit më të mirë në botë.
-
14 mars 2019 15:39
-
Shpërndaje në: