Barcelona kërkon Morenon

Barcelona kërkon Morenon

14 March 2019 13:29

Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Valencias, Rodrigo Moreno në fund të këtij edicioni, ka shkruar të enjten e përditshmja spanjolle "El Mundo Deportivo".

Bëhet e ditur se Barça është e gatshme të paguajë klauzolën e lirimit të Morenos në vlerë prej 120 milionë eurosh, pasi pëlqehet nga trajneri Ernesto Valverde.

Moreno 28-vjeçar, këtë edicion ka shënuar 11 gola në të gjitha garat për Valencian dhe gjithashtu ka 15 paraqitje me Përfaqësuesen e Spanjës.

Moreno te Valencia është transferuar në verën e vitit 2015 nga Benfica kurse karrierë ka bërë edhe te Bolton Wanderers e Real Madridi B. Ai ka kontratë me Valencian deri në verën e vitit 2022.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme