Leicesteri pagoi 10.5 milionë euro për Rodgersin Foto: Reuters

Leicesteri pagoi 10.5 milionë euro për Rodgersin

14 March 2019 13:24

Drejtuesit e Leicester Cityt është dashur të paguajnë dëmshpërblim për t'ia shkëputur kontratën trajnerit Brendan Rodgers me skuadrën e Celticut, ka raportuar të enjten "Goal.com".

Bëhet e ditur se Leicesteri i ka paguar Celticut 10.5 milionë euro dëmshpërblim për trajnerin Rodgersin dhe stafin e tij, transmeton Koha Ditore.

Në vitin 2017 kur Rodgers ishte emëruar trajner te Celticu, ekipi skocez në kontratën e tij kishte inkuadruar një klauzolë lirimi. Javë më parë, Rodgers ka marrë drejtimin e Leicesterit, duke zëvendësuar Claude Puelin e shkarkuar.

Rodgers 46-vjeçar, me Leicesterin ka firmosur kontratë deri në vitin 2022.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme