Bayerni nderon njeriun që rindërtoi klubin pas Holokaustit

Bayerni nderon njeriun që rindërtoi klubin pas Holokaustit

14 March 2019 13:29

Për një klub aq të përqendruar të bëjë histori, ndoshta është me vend që Bayern Muencheni më në fund do të nderojë një nga figurat më të rëndësishme të klubit që ka ndihmuar të vendosen themelet për madhështinë e së ardhmes, shkruan CNN.

Rreth 86 vjet pasi Kurt Landauer ishte përjashtuar nga selia e klubit nga regjimi nazist, statuja e tij do të zërë një vend në "Sabener Strasse", në kompleksin stërvitor luksoz të Bayern Muenchenit, i ngritur në tokën që u sigurua për klubin nga vetë Kurt, pas Luftës së Dytë Botërore.

E përgatitur nga skulptori Karel Fron, statuja ishte ide e fondacionit “Kurt Lanadauers”, që u krijua për të mbrojtur kujtimin për të dhe si mjet për ndryshime sociale, përcjell Koha Ditore.

E pritur që të zbulohet në maj, statuja ka kushtuar 70 mijë euro, ku paratë janë mbledhur nëpërmjet donacioneve nga grupet e tifozëve, si dhe nga donatorët privatë.

"Kurt Landauer ka vendosur infrastrukturën për gjithë lojtarët multimilionë dollarë që janë te Bayerni sot", ka deklaruar zëdhënësi i Kurt Landauer Foundation. "Në njërën anë tregon se ka pasur një klub para periudhës së artë të 70-ave kur Bayerni fitoi tri herë rresht Kupën e Evropës. Por ne edhe shpresojmë që kjo të nënkuptojë se njerëzit tash do të shkojnë dhe mësojnë se si hebrenjtë janë persektuar".

Për shumë tifozë të futbollit, Bayerni gjithmonë ka përfaqësuar suksesin....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme