City i ka të gjitha për sukses historik

City i ka të gjitha për sukses historik

14 March 2019 12:27

Schalke postoi në Twitter një imazh të dy personazheve të filmit të animuar "Power Rangers", duke i mbajtur duart në kokë, me mesazhin: "Të lutem bëje të ndalojë".

Një mesazh tjetër u postua në Twitter disa minuta më vonë, kësaj radhe nga trajneri i portierëve të kundërshtarit të radhës të Manchester Cityt, Swanseas. Ai postoi një foto të ekranit të madh duke treguar Schalken në disavantazh 7:0 në ndeshjen e e luajtur në "Etihad" të martën.

"Raporti i vëzhgimit gati sa u kompletua për ndeshjen e FA Cup të shtunën", shkroi Adrian Tucker, duke e përcjellë postimin me një emotikon të fytyrës së shtangur, përcjell Koha Ditore shkrimin e AP.

Manchester City ka hutuar dhe trembur kundërshtarët me serinë impresive që ka hapur gjasat për të fituar katër trofetë e mëdhenj të stinorit, një gjë e paprecedentë.

Fitorja e thellë 7:0 ndaj Schalkes të martën mbrëma në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve ishte e 18-ta për Cityn në 19 ndeshje në vitin 2019. Një nga fitoret e arriti pas penalltive ndaj Chelseat në finale të League Cup.

Gjatë kësaj serie, Manchester City ka shënuar 61 gola dhe pranuar vetëm tetë.

Lojtarët janë në mision dhe të pamëshirshëm....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme