Barça – Lyon, formacionet zyrtare Foto: Reuters

Barcelona me lehtësi mposht Lyonin, shkëlqen Messi

13 March 2019 20:03
22:57

Barcelona ka shënuar fitore të thellë në sfidën e sotme ndaj Lyonit, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në këtë takim shkëlqeu Leo Messi që shënoi dy herë, derisa bëri edhe dy asistime në fitoren prej 5 me 1, transmeton Koha.net.

Ai asistoi për Piquen e Dembelen, kurse një gol e shënoi Coutinho pas asistimit nga Suarezi.

Kurse për ekipin mysafir golin e vetëm e shënoi Tousart.

Me këtë fitore Barça kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

22:25

Lyoni ngushton rezultatin ndaj Barçës

Lyoni e ka nisur mirë pjesën e dytë ndaj Barcelonës.

Francezët arritën të ngushtojnë rezultatin në 2 me 1 përmes Tousartit që shënoi në minutën e 58, transmeton Koha.net.

21:48

Barça me epërsi të dyfishtë mbyll pjesën e parë

Barcelona ka mbyllur pjesën e parë me avantazh prej 2 me 0 ndaj Lyonit në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve.

Messi shënoi golin e parë në mintuën e 18 nga penaltia, transmeton Koha.net.

Kurse golin e dytë e shënoi Coutinho në minutën e 31 pas asistimit nga Luis Suarez.

21:39

Barça dyfishon epërsinë

Barcelona ka dyfishuar epërsinë ndaj Lyonit.

Ishte Coutinho që shënoi golin e dytë për Barcelonën pas asistimit nga Luis Suarez në minutën e 31, transmeton Koha.net.

Golin e parë e kishte shënuar Messi nga penaltia.

21:22

Messi i jep epërsinë Barçës ndaj Lyonit

Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj Lyonit në Camp Nou.

Ishte Leo Messi ai që shënoi nga penaltia në minutën e 18, transmeton Koha.net.

Ndeshja e parë në Francë kishte përfunduar me rezultat prej 0-0.

20:03

Barça – Lyon, formacionet zyrtare

Barcelona e Lyoni kanë publikuar formacionet zyrtare për sfidën e dytë në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë në Francë kishte përfunduar me rezultat prej 0-0 dhe çerekfinalisti mësohet sonte në Camp Nou.

Formacionet zyrtare janë këto:

Barcelona:

Image

Lyon:

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme