Bayerni barazon shifrat Foto: Reuters

Liverpooli prenë biletën për çerekfinale me fitore ndaj Bayernit

13 mars 2019 19:57
22:52

Liverpooli ka prerë biletën për çerekfinale të Ligës së Kampionëve me një paraqitje shumë të mirë në Allianz Arena ndaj Bayern Munichut.

Skuadra e Jurgen Kloppit arriti të fitojë me rezultat prej 1 me 3, transmeton Koha.net.

Ishte Mane ai që shënoi golin e parë në minutën e 26 pas asistimit nga Van Dijk.

Në minutën e 39 vendasit barazuan shifrat me një autogol nga Matip, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Liverpooli shënoi dy herë. Van Dijk e Mane shënuan për rezultatin përfundimtar 1 me 3.

Liverpooli bëhet ekipi i katërt anglez që siguron kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

22:30

Van Dijk rikthen epërsinë e Liverpoolit

Liverpooli ka kaluar sërish në epërsi ndaj Bayernit.

Ishte mbrojtësi Virgil van Dijk ai që riktheu epërsinë e Liverpoolit në 1 me 2, transmeton Koha.net.

Holandezi shënoi me kokë pas asistimit nga Milner në minutën e 69.

21:51

Mbyllet baras pjesa e parë ndërmjet Bayernit e Liverpoolit

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së dytë ndërmjet Bayernit dhe Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Rezultati nga kjo pjesëlojë është 1 me 1, transmeton Koha.net.

Mane kaloi në epërsi skuadrën e Jurgen Kloppit në minutën e 26.

Kurse një autogol nga mbrojtësi i Liverpoolit, Matip në minutën e 39 barazoi shifrat në 1 me 1.

Ky rezultat shkon në favor të Liverpoolit, pasi ndeshja e parë në Anfield Road kishte përfunduar me rezultat prej 0-0.

19:57

Bayerni barazon shifrat

Bayerni ka barazuar shifrat në 1 me 1 ndaj Liverpoolit në Allianz Arena.

Ishte një autogol nga Matip në minutën e 39 që barazoi rezultatin.

Liverpoolin në epërsi e kishte kaluar Mane në minutën e 26.


Liverpooli kalon në epërsi ndaj Bayernit, shënon Mane

Liverpooli ka kaluar në epërsi ndaj Bayernit në Allianz Arena.

Ishte Sadio Mane ai që i dha epërsinë Liverpoolit kur po luhej minuta e 26, transmeton Koha.net.

Me një lëvizje të bukur Mane e kaloi Neuerin për të shënuar më pas në portën e zbrazët.

 


Formacionet zyrtare: Bayern – Liverpool

Në Allianz Arena sonte do të përballen Bayerni e Liverpooli, me ç’rast do të mësohet edhe çerekfinalisti i radhës në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë në Anfield Road kishte përfunduar 0-0, e sonte pritet një ndeshje e zjarrtë në Gjermani, transmeton Koha.net.

Formacionet zyrtare janë këto:

Bayern:

Image

Liverpool:

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme