Sport

De Laurentis: Insigne s’ka çmim

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis insiston se Lorenzo Insigne nuk është në treg, derisa ka theksuar se ai nuk ka çmim.

Për shërbimet e Insignes së fundmi interesim ka shprehur Liverpooli, transmeton Koha.net.

“Insigne nuk është në treg. Nuk jam në dijeni për ndonjë interesim për Lorenzon. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe atraktiv, pak ka si ai. Kur dikush është atraktiv si ai është normale që 7-10 klube të shprehin interesim. Megjithatë, tjetër gjë është ta duash atë, e tjetër të vendosësh paratë në tavolinë. Së pari duam të shohim ngjyrën e parave të dikujt. Insigne nuk ka çmim, përndryshe do të vendosnim klauzolë në kontratën e tij”, është shprehur 69 vjeçari për mediat italiane.