Mourinho kishte përcaktuar katër blerjet e mëdha për rikthimin e tij në Real Madrid

Mourinho kishte përcaktuar katër blerjet e mëdha për rikthimin e tij në Real Madrid

13 mars 2019 14:54

Gjithçka ishte gati për rikthimin e Jose Mourinhos te Real Madridi, me teknikun portugez që kishte përgatitur edhe listën e përforcimeve gjatë afatit kalimtar të verës.

Për ta zëvendësuar Solarin, që po udhëhiqte Realin, në njërin nga sezonet më të këqija të skuadrës, Mourinho ishte paraparë si trajneri shpëtimtar, transmeton koha.net.

Deri më tani askush nuk e di pse dështoi ky mision, që Mourinhos i jepte mundësinë të kthehej te ish-skuadra, pasi presidenti Florentio Perez, vendosi për Zidanen, që nënshkroi kontratë trevjeçare me klubin.

Mediat në Spanjë përmendin si arsye, refuzimin e disa anëtarëve kryesorë të Bordit të klubit kundër Mourinhos, por edhe disa nga lojtarët e skuadrës.

Portugezi që u shkarkua nga Manchester Unitedi, kishte paraparë ta blejë portierin e ish-skuadrës, David De Gea.

Mbrojtësi i Liverpoolit Van Dijk ishte në listën e dëshirave, si dhe dyshja e Tottenhamit, Harry Kane e Christian Eriksen. Gjithsesi ylli i kësaj liste ishte Eden Hazardi, që është synimi kryesor edhe për Zidanen.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme