Ronaldo, njeriu i rekordeve Foto: Reuters

Ronaldo, njeriu i rekordeve

13 mars 2019 14:52

CR7 realizoi hetrikun e 8-t, shënoi kundër një rivali të pëlqyer të tij

Këmbëngulja e Ronaldos për të shënuar dhe eliminuar Atletico Madridin, ka bërë të gjithë të harrojnë moshën e tij dhe të vlerësojnë se Liga e Kampionëve, është e bërë për yllin portugez.

Rekordmeni i Ligës së Kampionëve, theu madje disa rekorde edhe në ndeshjen kundër Atleticos që është rivali i dashur i tij, transmeton koha.net.

Me metrikun kundër madrilenëve, Ronaldo ka realizuar 24 gola në 33 ndeshje kundër tyre.

Portugezi u bë futbollisti i parë që shënoi 127 gola në Champions, ndërsa ky ishte hetriku i tetë i tij në garën evropiane.

E formës së tij iu gëzua edhe Juventusi që për herë të parë, kalon një rreth nokauti në Ligën e Kampionëve, pasi që e ka humbur ndeshjen e parë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme