Bayerni apo Liverpooli?

Bayerni apo Liverpooli?

13 March 2019 14:49

Dhjetë tituj kampioni, në fushë të mërkurën në Allianz Arena të Munchenit

Me dy ndeshjet e së mërkurës mbrëma, kompletohen 8 ekipet çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja kryesore, zhvillohet në Munchen, ku Bayerni e pret Liverpoolin, me ndeshjen e parë që kishte përfunduar pa fitues e pa gola në Anfield, transmeton koha.net.

Përballja e dy ekipeve, që kanë fituar nga 5 trofe secila, do të jetë vetëm për të gjashtën herë, përfshirë edhe duelin e dy javëve më parë, që ishte hera e parë që këto dy ekipe takohen në Ligën e Kampionëve.

Liverpoolit do t’i mungojë mesfushori Keita dhe dy mungesat e mëparshme Oxlade- Chamberlain dhe Gomez.

Por Bayerni është i hendikepuar pa Mullerin e Kimmichin për shkak të kartonëve dhe Tolison e Robbenin e lënduar, derisa edhe Comani është në dyshim.

Ndeshja tjetër e së mërkurës mbrëma është ajo në Camp Nou ndërmjet Barcelonës dhe Lyonit.

Një duel i lehtë për katalunasit, në shikim të parë, por ndeshja e parë e zhvilluar në Lyon, kishte përfunduar pa gola.

Për Barcelonën kjo do të thotë që për të siguruar një vend në çerekfinale duhet patjetër ta mposhtin Lyonin, derisa skuadrës franceze përveç fitores, i konvenon çdo barazim me gola në Camp Nou.

Barca nuk ka humbur në shtëpi të vet, në Champions që nga vitit 2013, kur mposhtej nga Bayerni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme