Sport

Dy rivalë të fortë, në garë për titullin e kampionit në Formula 1

Më 17 mars në Melburn të Australisë, nis sezoni i ri i një kampionati që pritet të jetë i jashtëzakonshëm dhe i paparashikueshëm në Formula 1.

Pesë herë kampioni i botës, Lewis Hamilton dhe ekipi i tij Mercedesi janë sfiduar shumë në javët e fundit, gjatë testeve të makinave të reja, me Ferrarin që ka qenë mbizotërues, transmeton koha.net.

Britaniku Hamilton, fitoi 11 nga 21 garat e edicionit të kaluar për dominimin e Mercedesit, në këto pesë vjetët e fundit, duke e futur Vettelin në presion, i cili vjet kishte fituar vetëm 5 gara.

Vetteli me largimin e Raikkonenit te Alfa Romeo, trashëguese e Sauberit, Leclerc tani është partner i ri i gjermanit.

Red Bulli është skuadra që ka synime të larta në këtë edicion, sidomos pas partneritetit me Hondën për të shfrytëzuar motorët e kësaj kompanie.

Në këtë edicion, rikthehet polaku Robert Kubica, i cili kishte lënë Formulën 1 për Rallyn, por një incident i rëndë, tetë vjet më parë, i kanë ndryshuar planet ngasësit të Williamsit.

Në këtë edicion të Formulës 1, ndryshim janë krahët e pjesës së përparme dhe të pasme të bolidit, për ta bërë atë më të shpejt dhe për të pasur më shumë mundësi tejkalimi, derisa ngasësi i cili vendos kohën më të mirë të garës, do të fitojë një pikë ekstra në kampionat, por me kushtin që ai të jetë në mesin e 10 garuesve të parë.