Sport

Zidane nis punën, udhëheq përgatitjet me ekipin

Zinedine Zidane të martën është rikthyer në qendrën stërvitore të Real Madridit, duke nisur punën edhe zyrtarisht si trajner i ri i Real Madridit, skuadrën që e udhëhoqi drejt tre titujve të Ligës së kampionëve.

Zidane, që të hënën befasoi të gjithë kur u prezantua si trajner i ri i skuadrës, kthehet re Reali pas nëntë muajsh, që ku la ekipin pasi kishte fituar titullin e 13-të të skuadrës në Champions, transmeton koha.net.

Ekipi ishte në krizë të thellë gjatë këtij edicioni, me dy trajnerë të shkarkuar, dhe duke humbur çdo mundësi për të fituar trofe.

Zidane kishte këndellë skuadrën në vitin 2016, kur e mori nga Benitezi, por në Spanjë janë skeptikë për një sukses tjetër të madh të francezit, pasi tani i mungon Cristiano Ronaldo.

Mediat spanjolle, qysh tani kanë nisur me spekulimet për emra të ri në Bernabeu, si kërkesa të Zidanet.