Ronaldo: Ky është mentaliteti i Ligës së Kampionëve Foto: Reuters

Ronaldo: Ky është mentaliteti i Ligës së Kampionëve

12 March 2019 23:28

Pas kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me përmbysje dramatike ndaj Atletico Madridit, Cristiano Ronaldo ka deklaruar se ky është mentaliteti i Ligës së Kampionëve.

Portugezi shënoi “hat-trick” ndaj Atleticos, për ta çuar Juven në çerekfinale përkundër që ndeshjen e parë e kishte humbur me rezultat prej 2-0 në Madrid, transmeton Koha.net.

“Duhej të ishte një natë speciale dhe ashtu ishte, jo vetëm për golat, por për sjelljen e gjithë ekipit. Ky është mentaliteti që të duhet në Ligën e Kampionëve dhe jemi në rrugë të duhur”, është shprehur Ronaldo për Sky Sport Italia.

Ronaldo leksion Atleticos, çon Juven në çerekfinale

Juventusi kurrë nuk ka arritur të bëjë një rikthim të tillë në Ligën e Kampionëve.

“Kjo është arsyeja pse Juve më bleu mua, të ndihmoj në natë magjike si kjo. Atletico me të vërtet është një ekip i vështirë për t’u përballur, por edhe ne jemi të fortë dhe dëshmuam se meritojmë të shkojmë tutje. Është ende shumë herët për të folur për finalen, le ta marrim hap pas hapi”, është shprehur portugezi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme