Formacionet zyrtare: Juventus – Atletico

Ronaldo leksion Atleticos, çon Juven në çerekfinale

12 mars 2019 20:08
22:53

Cristiano Ronaldo ka qenë në një formë të jashtëzakonshme në sfidën e sotme ndaj Atletico Madridit.

Portugezi arriti ta kualifikojë Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke shënuar 3 gola në përballjen e sotme, transmeton Koha.net.

Ronaldo shënoi në minutën e 27, 48 e 86. Këtë të fundit e shënoi nga penaltia.

Juventusi përmbysi rezultatin prej 2 me 0 nga ndeshja e parë, për të shkuar tutje me rezultat të përgjithshëm 3 me 2.

22:45

Ronaldo kompleton “hat-trickun”

Ronaldo ka shënuar tre gola në një ndeshje të tensionuar ndaj Atletico Madrdit.

Në minutën e 85 nga pika e bardhë portugezi shënoi golin e tretë në këtë takim për ta çuar rezultatin në 3 me 0 ndaj klubit spanjoll, transmeton Koha.net.

Ky ishte goli i tij i 23-të i Ronaldos ndaj Atleticos.

22:09

Ronaldo edhe me një gol kthen gjithçka në pikën zero

Gjithçka kthehet në pikën zero ndërmjet Juventusit e Atletico Madridit në 1/8 së Ligës së Kampionëve.

Ishte pikërisht Cristiano Ronaldo ai që shënoi edhe golin e dytë, tani në minutën e 49, transmeton Koha.net.

Ishte teknologjia e golit që konfirmoi se topi kishte kaluar vijën që i dha epërsinë prej 2 me 0 Juventusit në këtë përballje.

Tani rezultati i përgjithshëm është 2 me 2.

21:53

Juve e mbyll me epërsi pjesën e parë

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Juventusit dhe Atleticos me epërsinë e ekipit vendas.

Ishte Ronaldo ai që i dha epërsinë Atleticos duke shënuar në minutën e 27 pas një krosimi të bukur nga Bernardeschi.

Rezultati nga ndeshja e parë ishte 2 me 0 në të mirë të Atleticos.

21:32

Ronaldo me gol, “trishton” Athleticon

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka shënuar gol të vlefshëm në ndeshjen ndaj Athletico Madridit, në përpjekje për të përmbysur rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë.

Goli i Ronaldos erdhi në minutën e ’27 të takimit.

Ai shënoi me kokë, pas krosimit të mirë me të majtën nga Federico Bernardeschi.

Kujojmë se një gol i Chiellinit, iu anulua Juventusit në minutën e ‘4 të takimit, pasi Ronaldo kishte ndërhyrë në portierin, të cilën gjyqtari e konsideroi si të parregullt. Për këtë u desh edhe konsultimi me VAR-in, që ia konfirmoi vendimin e gjyqtarit.

20:08

Formacionet zyrtare: Juventus – Atletico

Juventusi synon të përmbysë disavantazhin prej dy golave nga ndeshja e parë ndaj Atletico Madridit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Klubi spanjoll kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat prej 2-0, derisa ky rezultat e afron drejt kualifikimit në çerekfinale, transmeton Koha.net.

Formacionet zyrtare janë këto:

Juventus:

Image

Atetlico:

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme