Sport

FFK-ja instalon “frymën gjermane”, duke emëruar një gjerman për drejtor

Gjermani Michael Nees ka nisur punën në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), megjithëse nga krerët e kësaj organizate ende nuk është prezantuar “si përforcim”.

Nees në FFK ka marrë rolin e drejtorit teknik, ndërsa ka ardhur me rekomandim dhe financim të Federatës së Futbollit të Gjermanisë, është bërë e ditur të martën nga nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Nees do të merret me të gjitha punët teknike, sidomos ato që kanë të bëjnë me përfaqësueset e Kosovës. Dhe ai ka përvojë të madhe nëpër botë në këtë rol, pasi ka punuar në shumë federata të vendeve në transicion. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.