Sport

Zidane kërkon që Marcelo të mbetet te Reali

Foto: AS

Zinedine Zidane insiston që mbrojtësi i majtë brazilian Marcelo të mbetet te Real Madridi.

Në të vërtetë qëndrimi i Marcelos kishte qenë një nga kërkesat kyçe që Zidane kishte pasur për krerët e Realit për t’u rikthyer në postin e trajnerit, raporton gazeta "AS" të martën.

Zidane e sheh Marcelon si pjesë të planit të tij.

Marcelo është duke menduar për largim në afatin kalimtar të verës, ndërsa Juventusi po insiston për shërbimet e tij.

Por, Zidane dëshiron që Marcelo të qëndrojë dhe do të ketë një takim me lojtarin këtë javë në tentim për t'ia ndryshuar mendjen.