Yjet që mund t’i transferojë Zidane te Reali

Yjet që mund t’i transferojë Zidane te Reali

11 March 2019 23:18

Pas rikthimit të Zinedine Zidanet te Real Madridi pritet që te madrilenët të bëhen ndryshime të mëdha në skuadrën e parë.

Francezi si top-prioritet do të ketë zëvendësimin e Cristiano Ronaldos, ndërsa me Realin vazhdimisht janë lidhur emra të njohur të futbollit evropian.

“Goal” ka renditur 10 emrat që mund të jenë bazë e rindërtimit të skuadrës së Zidanet te Reali.

Neymar – PSG

Braziliani është folur gjatë për një rikthim në La Ligë, ndërsa së fundmi tha se e ardhmja s’është e sigurt, por se është i lumtur te Paris Saint-Germaini.

Eden Hazard – Chelsea

Ylli i Chelseat vazhdimisht ka shprehur ambicien e tij për të luajtur një ditë te Reali, ndërsa me rikthimin e Zidanet mund të jetë një shtytje tjetër për realizimin e ëndrrës së belgut.

Marcus Rashford – Manchester United

Rashford u raportua se ishte kërkuar nga Reali gjatë dimrit, por u spekulua se i riu anglez do të kërkohet me ngulm nga madrilenët gjatë verës. Sulmuesi po kalon në formë të mirë te “Djajtë e Kuq”, por ai mund të zëvendësojë Gareth Balen që tash s’e ka të sigurt vendin te kryeqytetasit spanjollë.

Kylian Mbappe – PSG

Francezi është i shumëkërkuar nga Reali qe një kohë jo të shkurtër. Ai ka shkëlqyer në sezonet e fundit, ndërsa padyshim spekulimet që e lidhin me largim nga kryeqyteti francez drejt atij spanjoll s’do të ndalen.

Mauro Icardi – Inter

Problemet e fundit të argjentinasit Mauro Icardi me Interin mund të shfrytëzohen nga Real Madridi i Zidanet që ka kohë që e kërkon sulmuesin.

Harry Kane – Tottenham

Kur bëhet fjalë për qendërsulmues efikas, Reali është folur shumë herë se është në kërkim të Harry Kanet të Tottenhamit, që në mungesë të titujve me londinezët mund të largohet lehtësisht.

Mohamed Salah – Liverpool

Ylli i Liverpoolit me formën e shkëlqyer vitin e shkuar ka marrë vëmendjen e gjithë gjigantëve evropianë. Ai mund të jetë dëshira e radhës e Zidanet.

Paulo Dybala – Juventus

Argjentinasi i Juventusit po përjeton lëvizje në formën e tij, ndërsa e ardhmja nuk është aspak e sigurt. Një ofertë nga Real Madridi mund ta largojë atë nga “Zonja e Vjetër”.

Christian Eriksen – Tottenham

Ylli i Tottenhamit është përfolur edhe në të kaluarën se është në sytë e Real Madridit, teksa u spekulua edhe për bisedime. Ai konsiderohet zëvendësues i Luka Modriqit.

Cristiano Ronaldo – Juventus

Ronaldo u largua verës nga Real Madridi, por nëse dështon te Juventusi në Ligën e Kampionëve, Zidane mund ta bindë për sukses të sërishëm te madrilenët.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme