Sport

Tifozi i Birminghamit dënohet me 14 javë burgim

Foto: Reuters

Tifozi i Birmingham Cityt që u fut në fushë dhe sulmoi mesfushorin e Aston Villas, Jack Grealish, është dënuar të hënën me 14 javë burgim, kanë njoftuar mediumet angleze.

Paul Mitchell 27-vjeçar është deklaruar fajtor për sulmin, ndërsa atij i është shqiptuar menjëherë dënimi, transmeton “Koha Ditore”.

Atij i është ndaluar edhe futja në stadiume në gjithë Britaninë për 10 vjet dhe duhet të paguajë 100 funte kompensim për Grealishin.

Gjykata, po ashtu, ka mësuar se familja e Mitchellit është larguar nga Birminghami pas kërcënimeve me vdekje që ka marrë.