Angli – Kosovë nuk do të luhet në Wembley

Angli – Kosovë nuk do të luhet në Wembley

11 March 2019 16:28

Ndeshja kualifikuese për Euro 2020 ndërmjet Anglisë dhe Kosovës, nuk do të luhet në Wembleyn mitik të Londrës.

Njoftimin e ka bërë Federata Angleze e Futbollit sot, duke thënë se vendtakimi i këtyre dy shteteve do të caktohet shumë shpejt, transmeton KTV.

Angli – Bullgari do të luhet në Wembley, sikurse edhe ndeshja Angli-Çeki, biletat për të cilën ndeshje tashmë pothuajse janë shitur.

Angli – Kosovë do të luhet më 10 shtator.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme