Sport

Reali u kthehet fitoreve, mposht Valladolidin

Descriptive Text

Real Madridi u është kthyer fitoreve pas tri humbjeve rresht në të gjitha garat.

Skuadra e Santiago Solarit fitoi 1 me 4 si mysafire e Valladolidit në xhiron e 27-të të La Ligas.

Karim Benzema realizoi dy gola, ndërsa me nga një kontribuuan Raphael Varane e Luka Modriq. Të katër golat e Realit erdhën si përmbysje pas golit që Tuhami shënoi për Valladolidin në minutën e 29-të.

Reali ka 51 pikë në pozitën e tretë në tabelë, 5 më pak se Atletico që është e dyta e 12 më pak se Barcelona që prin.