Sport

Loja me emra të stadiumeve

Grupi i tifozëve të klubit të futbollit Gjilani "Skifterat" dhe ai i Dritës së Gjilanit "Intelektualët" u kanë bërë thirrje anëtarëve të tyre që të dielën në derbin gjilanas të mblidhen në numër sa më të madh.

"Skifterat" në njoftimin e tyre kanë shkruar se ndeshja derbi e xhiros së 18-të të Vala Superligës në futboll do të luhet në stadiumin "Agim Ramadani-Katana", që është emri i heroit të luftës së UÇK-së, ndërsa "Intelektualët" kanë shkruar se ndeshja do të luhet në stadiumin "Selami Osmani-Bezi", që është emri i ish-pronarit të kësaj skuadre, shkruan sot Koha Ditore.

Në fakt, bëhet fjalë për stadiumin e njëjtë dhe asnjëri emër nuk është i drejtë. Zyrtarisht, stadiumi njihet si i qytetit të Gjilanit. Por, kjo është vetëm "një lojë" me emra të stadiumeve. Ka edhe të tjera.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.