Solskjaer për golin e Xhakës: Ishte nga ato goditjet braziliane Foto: Reuters

Solskjaer për golin e Xhakës: Ishte nga ato goditjet braziliane

10 mars 2019 20:31

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka lavdëruar mesfushorin shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka për supergolin në kryendeshjen e sotme.

Xhaka shënoi një gol të bukur në pjesën e parë në fitoren 2 me 0 të Arsenalit. Ai me gjuajtje maestrale nga distanca la të fjetur portierin spanjoll David De Gea.

“David De Gea është i zhgënjyer çdo herë që pëson gol. Topi lëvizi aq çuditshëm dhe dukej sikur po shkonte në të majtë të Davidit, por ndryshoi drejtim”, ka thënë ai për SkySports pas takimit, transmeton Koha.net.

Për BBC-në, Solskjaer ka thënë se gjuajtja e Xhakës ishte “një nga ato goditjet braziliane”.

“Është një gjuajtje e mirë dhe topi lëvizë”, ka thënë më tej ai.

Solskjaer ka thënë se është i zhgënjyer për rezultatin, por jo për performancën e lojtarëve të tij.

Me këtë fitore, Arsenali del i katërti në tabelë, teksa United mbetet i pesti.

 


 

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme