Sport

Sulmohet nga spektatori lojtari i Aston Villas, Jack Grealish

Mesfushori i Aston Villas, Jack Grealish është sulmuar nga një spektator gjatë ndeshjes me Birmingham’in.

Spektatori ka arritur të hyjë në fushë dhe ta godasë mesfushorin, transmeton koha.net.

Sigurimi e edhe disa bashkëlojtarë të tij kanë reaguar shpejt ndaj sulmuesit, duke e kapur atë e dërguar te policia, të cilët e kanë arrestuar.