Sport

Solari kritikon Iscon për formën fizike

Përplasja ndërmjet Iscos dhe Santiago Solarit sot ka shkuar në një tjetër nivel, me trajnerin madrilen që e ka kritikuar mesfushorin spanjoll për formën fizike, raporton Marca.

Isco ka qenë i “parëndësishëm” që nga ardhja e Solarit në Santiago Bernabeu, e kjo sipas trajnerin madrilen ka ardhur për shkak se ai nuk është në formë, transmeton Koha.net.

“Çështjet disiplinore trajtohen nga brenda”, ka thënë Solari kur është pyetur për refuzimin e Iscos për të hipur në autobusin e ekipit. “Për të luajtur duhet të jeni në formë të mirë fizike, e pastaj atë duhet ta mbash”.