Piatek sërish vendimtar për Milanin Foto: Reuters

Piatek sërish vendimtar për Milanin

09 March 2019 22:30

Milani ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Chievo për të vazhduar garën për një vend në top katërshe.

Biglia i dha epërsinë Milanit duke shënuar një gol të bukur në minutën e 31 nga gjuajtja e lirë, transmeton Koha.net.

Chievo u kundërpërgjigj për Përparim Hetemajt, i cili shënoi me kokë në minutën e 41.

Në pjesën e dytë Milani arriti të shënojë golin e fitores përmes sulmuesit më në formë në Itali, Piatek, i cili realizoi në minutën e 57.

Në vendin e tretë Milani aktualisht ka 51 pikë, derisa Chievo në vendin e vendin e fundit ka vetëm 10 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komentet

Shto koment

Të ngjashme