Sport

Roma gjen në Bundesligë drejtorin sportiv

Descriptive Text

Raportohet se Roma ka gjetur pasardhësin e Monchit për ta kryer punën e drejtorit sportiv në klub.

Calciomercato raporton se Roma po e synon shefin e skautëve të Eintracht Frankfurtit, Ben Manga, transmeton Koha.net.

Në Trigoria ka pasur ndryshime të mëdha pas dështimit në Ligën e Kampionëve e formës jo të mirë në ligë. Roma vendosi të shkarkojë trajnerin Eusebio Di Francescon e në vend të tij e solli Claudio Ranierin.

Kurse u shkarkua edhe drejtori sportiv Monchi, zëvendësuesin e të cilit Roma është ende duke e kërkuar.