Sport

Southamptoni befason Tottenhamin

Foto: Reuters

Tottenhami ka lëshuar pikë shumë të rëndësishme në garën për top katërshe, që siguron plasmanin në Ligën e Kampionëve.

Skuadra londineze pësoi në udhëtim te Southamptoni me rezultat prej 2 me 1, përkundër që doli e para në epërsi, transmeton Koha.net.

Ishte Harry Kane ai që i dha epërsinë Tottenhamit duke shënuar në minutën e 26 pas asistimit nga Alli.

Megjithatë, vendasit u kundërpërgjigjën në pjesën e dytë duke shënuar dy herë.

Valery e Ward-Prowse shënuan golat e fitores për Southamptonin.

Në vendin e tretë Tottenhami tani ka 61 pikë, tri më tepër se Unitedi e katër më shumë se Arsenali që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar. Kurse Southamptoni në vendin e 16 ka 30 pikë.