Sport

Rindërtimi i Realit do të nisë me Neymarin e Dybalan

Dy blerjet e para të Real Madridit këtë verë pritet të jenë në repartin e sulmit dhe bëhet fjalë për brazilianin Neymar e argjentinasin Paulo Dybala, për të cilët presidenti Florentino Perez tashmë ka ndarë 500 milionë euro, raportojnë mediumet spanjolle.

Për transferimin e Neymarit nga PSG-ja, Neymar do të ofrojë 350 milionë euro dëmshpërblim derisa 150 milionë tjerë për ta bindur Juventusin që ta lërë të lirë Dybalan, transmeton Koh Ditore.

Perez ka mbetur i frustruar me paraqitjet e Real Madridit këtë edicion, pasi ekipi ka mbetur jashtë garës për çdo trofe të mundshëm. Ditë më parë Reali u eliminua në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve nga Ajaxi, kurse më herët një eliminim të tillë e ka përjetuar edhe prej Kupës së Spanjës.

Në La Liga renditet në pozitën e tretë me 48 pikë, 12 më pak se liderja Barcelona, që e eliminoi nga kupa...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).