Sport

PSG-ja interesohet për Coutinhon

Descriptive Text

Paris Saint-Germaini ka shprehur interesim për transferimin e anësorit të Barcelonës, Philippe Coutinho.

Braziliani që kaloi te Barça nga Liverpooli në janarin e vitit 2018 për 120 milionë euro, ka realizuar vetëm katër gola në La Liga dhe nuk ka gjetur formën e tij më të mirë.

Sipas Mundo Deportivo, PSG-ja ka ngjallur interesimin për Coutinhon me të cilin dëshiron ta përforcojë sulmin pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Ardhja e Coutinhos do t’ia mundësonte Neymarit që të largohej, me Real Madridin që ka shprehur interesim për të.