Sport

Oklahoma fiton me vështirësi Portlandin

Foto: Sky Sports

Oklahoma City Thunder ka marr një fitore të vështirë, në udhëtim te Portland Trail Blazzers 129:121.

Fituesi i këtij takimi u përcaktua në vazhdimin e parë prej pesë minutave, pasi koha e rregullt e ndeshjes, përfundoi me rezultat të barabartë 113:113.

Dyshja Westbrook dhe George udhëhoqën skuadrën e tyre në vazhdim, drejt fitores së 40-të në NBA, transmeton KTV.

Paul George ishte fantastik në këtë takim, duke e mbyllur ndeshjen me double-double prej 32 pikësh dhe 14 kërcimesh, i ndihmuar edhe nga Wesbtrook me 37 pikë.