Sport

Liverpooli e Evertoni pas Llorentes

Ekipet nga Premier League, Liverpool dhe Everton janë futur në garë për shërbimet e qendërmbrojtësit të Real Sociedadit, Diego Llorente.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga mediumet angleze, përcjell Koha Ditore.

Spanjolli 25-vjeçar, këtë edicion ka treguar paraqitje të mira në La Liga derisa me Sociedadin ka kontratë deri në vitin 2022.

Ai ka 18 paraqitje me Sociedadin, ekip të cilit iu bashkua në verën e vitit 2017 nga Real Madridi.

Llorente gjithashtu karrierë ka bërë edhe te Malaga e Rayo Vallecano kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro. Ai ka edhe dy paraqitje me Përfaqësuesen e Spanjës.